Shkodër, 86-vjecari arrestohet pasi plagosi me thikë dy persona

Aktualitet

policia-shkoderPolicia e Shkodrës ka arrestuar një 86 vjeçar, i cili mësohet se ka plagosur me thikë dy persona. Sipas burimeve zyrtare i arrestuari është shtetasi Islam Nikaj, 86 vjeç banues në Malësi e Madhe.

Ngjarja per te cilen akuzohet i moshuari ka ndodhur më 22 qershor, në fshatin "Lepurush", në Malësi të Madhe, ku 86 vjeçari ka plagosur rëndë me thikë për motive të dobëta 56-vjeçarin B.K. dhe bashkëshortet e tij 50 vjeçaren me iniciale L.K, banues në Malësi e Madhe, të cilët pas mjekimit të marrë në spitalin Rajonal të Shkodrës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka sekuestruar thikën si provë materiale, më pas materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

ME TE LEXUARAT