Shefi i British Petroleum në Tiranë, takon Ramën dhe Gjiknurin

Aktualitet

bob_dudley_2015Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë prestigjoze të naftës British Petroleum Bob Dudley vizitoi të hënën Tiranën. Ai u prit në një takim nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

Drejtuesi i BP-së shfaqi interesin e tij për ecurinë e deritanishme dhe konkretizimin sa më të shpejtë të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP).  Kompania BP është operatori dhe një ndër aksionerët kryesore të konsorciumit që po zhvillon vendburimin e gazit ShahDeniz II në Azerbajxhan, duke patur 28.8% të aksioneve të këtij konsorciumi. Që prej 30 korrikut 2013, BP ka marrë 20% të aksioneve në kompaninë TAP AG, duke qenë njëkohësisht edhe në rolin e lidershipit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Rama dhe Ministri Gjiknuri e kanë njohur drejtuesin e BP me hapat e ndërmarrë nga qeveria për të mbështetur projektin e gazsjellësit ashtu sikurse edhe për gazifikimin e Shqipërisë.

Drejtuesi i BP shprehu interes për tu njohur më në detaje nga pala shqiptare me punën që po bëhet për studimin e fizibilitetit dhe masterplanin e gazit. Dokumente të cilat do të hapin dritën jeshile duke qartësuar projektet ku mund të kryhen investime me synim që në momentin kur në Shqipëri do të mbërrijë gazi nga fushat e Shah Deniz, vendi të ketë gati infrastrukturën e gazit për të garantuar përfitimet maksimale.

Rama dhe Gjiknuri e njohën drejtuesin e BP edhe me hapat e ndërmarra për promovimin e investimeve të huaja në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës.

ME TE LEXUARAT