SHBA përplaset me Kinën

Bota

shba-kinaaaZyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Antony Blinken, mbrëmë i ka krahasuar lëvizjet e Kinës për të marrë territore të reja, duke e ndërtuar një ujëdhesë në Detin Jugor Kinez, me lëvizjet e Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Zoti Blinken, që është zëvendës sekretar amerikan i shtetit, tha se projektet e Kinës paraqesin “kërcënim për paqen dhe stabilitetin”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si në pjesën lindore të Ukrainës, ashtu edhe në Detin e Jugor Kinez, jemi dëshmitarë të përpjekjeve për ndryshim të njëanshëm dhe me forcë të gjendjes status kvo, kundër të cilave qëndrojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha Antony Blinken, gjatë një fjalimi në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane në Uashington.

Këto komente u bënë derisa Filipinet janë ankuar se Kina po ndërton ishuj artificialë në së paku dy shkëmbinjë nënujorë, ndaj të cilave pretendojnë edhe Filipinet.

Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta ruajnë paqen dhe lirinë e navigacionit në rajon.

“Mënyra për të ecur përpara për Kinën dhe të gjithë pretenduesit, është ngrirja e aktiviteteve të tyre dhe zgjidhja e dallimeve në harmoni me ligjin”, tha Blinken.

ME TE LEXUARAT