Serbia “blindohet” ndaj sulmeve të mundshme të ISIS-it

Kliko per me shume info

serbKolegji i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur dje që të rrisë nivelin e sigurisë për shkak të disa të dhënave operative të mbledhura nga shërbimet e sigurimit serb.

Sipas këtyre të dhënave, terroristët tashmë kanë mbërritur në Serbi, në derën e pasme dhe se rreziku i sulmeve të mundshme janë tubimet e mëdha publike, festivalet muzikore, panairet si dhe qytetet më të mëdha të Beogradit, Novi Sadi dhe Nishi.

Kliko per me shume info

Analisti ushtarak, Aleksander Radiq tha për “Kurir” që ISIS veprimet e tyre i kanë të lidhura me propagandën në luftëra, dhe ky qëndrim është konfirmuar edhe nga Miroslav Lazansky i cili thotë se tubimet publike lehtë mund të bëhen objekt i sulmeve terroriste, shkruan Telegraf.rs, transmeton Indeksonline.

Policia serbe për të parandaluar një gjë të tillë ka ngritur edhe shkallën e sigurisë nëpër rrugë, para pallatit të Presidenti, para ndërtesës së qeverisë dhe Prokurorisë Speciale. Në të gjitha këto pika mund të shihen policë të armatosur me pushkë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here