Rusia shkel hapësirën ajrore të Finlandës

Bota

avioni-rusiiiFinlanda thotë se ka dyshime se një aeroplan ushtarak rus e ka shkelur hapësirën ajrore të saj, gjatë ditës së djeshme, në serinë e fundit të shkeljeve të raportuara në rajonin e vendeve skandinave.

Vendet që ndodhet në krahun veriperëndimor të Rusisë, përfshirë shtetet baltike, disa herë kanë raportuar se aeroplanët dhe anijet ushtarake ruse kanë kryer shkelje, territoriale, gjatë muajve të fundit. Këto zhvillime i kanë shtuar shqetësimet se Moska po përpiqet ta ripërtrijë dominimin e vet nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e mbrojtjes e Finlandës ka njoftuar se aeroplani ishte vërejtur në jug të qytetit Porvoo dhe është identifikuar si aeroplan transportuar ushtarak rus i tipit IL-76.

Roja kufitare e Finlandës thotë se do të zhvilloj hetime për këtë incident.

Nuk ka pasur koment të menjëhershëm nga Rusia, megjithqë në muajin gusht të vitit të kaluar, Moska i pat përgënjeshtruar raportet për shkelje të hapësirës ajrore të Finlandës.

Vitin e kaluar, Finlanda ka pretenduar se aeroplanët luftarakë rusë, pesë herë e kanë shkelur hapësirën ajrore të saj.

ME TE LEXUARAT