Rusia forcon arsenalin e saj me 40 raketa të reja interkontinetale

Kliko per me shume info

putin-raketaPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se ushtria do të ketë më shumë se 40 raketa të reja balistike interkontinentale në arsenalin e saj këtë vit, të cilat janë në gjendje të “depërtojnë” çdo sistem kundër-ajror.

Këto komente Putini i bëri sot në ngjarjen “Ushtria 2015” në Alabino në perëndim të Moskës, ku raketat balistike interkontinentale janë pjesë “ e madhe e programit të modernizimit të armatimit dhe industrisë mbrojtëse”.

Putin tha po ashtu se ushtria do të ketë edhe disa armë të reja, duke përfshirë këtu disa tanke dhe makineri të tjera. Disa nga këto janë shfaqur në paradën në Moskë, në përvjetorin e 70-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kliko per me shume info

Ai shtoi se ushtria ruse së shpejti do të testojë një radar paralajmërues me rreze të gjatë veprimi, i cili synon monitorimin e “zonës strategjike perëndimore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.