Rrëmbeu dy malazezë për 20 mijë euro, prokuroria con në gjykatë Gjokë Gjinajn

Kliko per me shume info

Prokuroria LezheProkuroria e Lezhës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Gjokë Gjinaj, i akuzuar se ka rrëmbyer dy shtetas malazezë, me qëllim marrjen e një shumë prej 20 mijë euro në këmbim të lirimit të tyre. Ngjarja, e cila ka ndodhur në Shëngjin në 04.10.2013, kur dy shtetasit malazezë, Ivan B. dhe Momir SH. dhe kishin ardhur në Shqipëri për të takuar një grua shqiptare, me të cilën Ivani kishte menduar të njihej dhe të martohej. Por, ky takim ka dështuar dhe i akuzuari Gjinaj, i cili është prezantuar si “vëllai” i gruas me të cilin kishin menduar të takoheshin, i rrëmbeu dhe kërkoi shumën e parave në këmbim të lirimit. Pas rrëmbimit fillestar, i pandehuri Gjonaj ka liruar fillimisht shtetasin Momir, duke i kërkuar që të shkonte në Mal të Zi dhe të kthehej me shumën prej 20 mijë euro në këmbim të lirisë së kunatit të tij, Ivan. Shtetasi Momir, pasi shkon në Mal të Zi, njofton autoritetet policore atje për ngjarjen, të cilat vihen në kontakt me autoritetet shqiptare. Pasi u vonua kryerja e pagesës, i pandehuri, duke krijuar dyshimin se mund të ishin njoftuar autoritetet policore, e ka liruar edhe shtetasin Ivan, ndërkohë që është fshehur gjatë gjithë hetimit ndaj tij. Pak ditë më parë, Prokuroria e Lezhës dërgoi çështjen për gjykim, ndërkohë që në dt. 25 qershor 2015, Policia ka arritur të arrestojë të pandehurin, i akuzuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, në rrethanë lehtësuese” në bashkëpunim, e  parashikuar nga nenet 109/a dhe 25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here