Ronaldinho gjen klubin e ri…

Kliko per me shume info

ronaldinhoooRonaldinho ka arritur një marrëveshje për të kaluar te skuadra turke e Antalyaspor. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i këtij klubi, biznesmeni Gultekin Gencer . “Legjenda” braziliane e mbylli kontratën me skuadrën meksikane Queretaro dhe ka pranuar transferimin për në Turqi.

Antalyaspor, që u ngjit në Superligën turke pasi u shpall e para në kategorinë e dytë, është gjithashtu edhe pranë blerjes së Samuel Eto’o, duke formuar edhe një herë dyshen që shkëlqeu te Barcelona, pesë vjet më parë. Eto’o ka pohuar se do të largohet nga Sampdoria.

Kliko per me shume info

“Ne arritëm marrëveshjen me Ronaldinho, – tha Gultekin Gencez për “TRT Spor”. – Unë mendoj se në harkun e dy ditëve gjithçka do të bëhet zyrtare. Përveç Ronaldinho dhe Eto’o, që do të luajnë me ne në vitin e ardhshëm, do të ketë edhe “yje” të tjerë në skuadër. Kur ta mbarojmë ndërtimin e ekipit do t’i vëmë flakën botës!”

Disa orë pas fjalëve të presidentit të klubit, vetë Ronaldinho postoi një video në rrjetin social “Instragram” ku i tregoi tifozëve: “Përshëndetje të gjithëve. Së shpejti do të jem në Turqi me të gjithë ju.” 35-vjeçari Ronaldinho, kampion bote dhe fitues i “Topit të Artë” ka qenë një nga futbollistët më spektakolarë në futbollin e viteve ‘2000

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here