Real Madrid kërkon transferimin e portierit të skuadrës gjermane

Sport

real-madrid15Bernd Leno mund të jetë portieri i ri i Realit.

Klubi madrilen vendosi të ketë një alternativë nëse nuk do t’ia dalë të marrë David De Gean nga Mançester Junajtid.

Numri 1 i Leverkusenit ndiqet prej kohësh prej spanjollëve dhe ka bërë përshtypje shumë të mirë me nivelin e paraqitur, sidomos gjatë këtij sezoni.

Drejtuesit sportivë të Realit mendojnë se Leno do të jetë një nga portierët më të mirë të viteve të ardhshëm, dhe nuk do donin të hiqnin dorë nga ai edhe nëse De Gea blihet nga Mançester Junajtid.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Leverkusen kërkon 18 milionë euro për kartonin e tij, veçse në Madrid e dinë se mund ta negociojnë këtë shifër.

Po ashtu, e kanë të qartë se klubi gjerman nuk mundet që t’i japë Lenos, rrogën që është në gjendje t’i ofrojë Reali.

Spanjollët do të vazhdojnë ndërkaq përpjekjet për të marrë De Gean, ndonëse Mançester Junajtid ka bërë të qartë se dëshiron një shumë të madhe financiare.

Klubi anglez synon të thyejë rekordin për blerjen e një portieri, rekord që mbahet nga Xhanluixhi Bufon për të cilin Juventusi i pagoi Parmës 51 milionë euro.

ME TE LEXUARAT