Rama: Interesi kombëtar i pa negociueshëm

Aktualitet

rPer kryeministrin Edi Rama qeveria qe ai drejton do te mbroje gjithnjë interesin kombëtar, pavarësisht nëse ky vullnet përkthehet ne ngërç ne marrëdhëniet me nje vend fqinj si Greqia. Ne nje interviste per gazetarin Aleksandër Furrxhi, lideri i maxhorances shqiptare ka pranuar se marrëveshja e munguar per kufirin detar e ka vështirësuar marrëdhënien me Athinën zyrtare, duke sqaruar edhe notën e protestës qe Ministria e Jashtme i dërgoi Greqisë pak jave me pare. Tashme qe nga zgjedhjet na ndajnë vetëm nje jave, lideri i maxhorances ka folur per vizionin e se majtës per 61 bashkitë e reja te vendit, pa e kursyer ironinë per kundërshtarin politik qe po bën fushate, sikur te ishim ne prag te zgjedhjeve parlamentare. Por kryeministri i ka dhëne përgjigje edhe nje prej temave me te nxehta te kësaj fushate, siç është pikëpyetja, nëse ka persona me rekorde kriminale ne listat e kandidateve. Rama është ndalur edhe tek sekuestrimi i kompanive te investitorit italian, Beketi, mes te cilave dhe televizioni Agon Channel, nen akuzën e pastrimit te parave. Rama ka hedhur poshtë akuzat se ky është nje sulm ndaj medias. Rama ka lajmëruar se sfida e radhës e qeverise është reforma ne drejtësi, e cila do te miratohet nga parlamenti me fillimin e sesionit te ri, ne shtator.

ME TE LEXUARAT