Rama batuta me Metën në 24 vjetorin e PS, i çon të fala Bashës për Tritan Shehun

Kliko per me shume info

rama ditelindjePartia Socialiste i ka mbledhur në një ditë festën e fitores së zgjedhjeve administrative të 21 Qershorit dhe atë të ditëlindjes së saj.

Në 24 vjetorin e partisë, kryetari Edi Rama ju drejtua të ftuarve në oborrin e Teatrit Kombëtar. “Fituam së bashku edhe me socialistët e Ilirit, i cili vazhdon të heqë peshë nga vetja duke ia shtuar LSI-së.

Kliko per me shume info

Me demokratët e presidentit Topi që ketë herë fitoi se besoi tek shprehja trim i mirë me shokë shumë… Sikur Skënderi mos të kishte dal i vetëm në luftë, s’do kishte mbetur asnjë jashtë fitores”, deklaroi Rama.

Më tej, ai nuk kurseu as ironitë për Bashën duke thënë se “do të kisha qenë i lumtur nëse do të kishte ardhur se do ta falënderoja personalisht, por jam i bindur se miku Tritan Shehu do ta falënderoj”.

Gjithashtu Rama nuk harroi pa ironizuar edhe “hatërmbeturin”, Skënder Gjinushi, që mori pjesë i vetëm në këto zgjedhje, por edhe avokat Spartak Ngjelën, të cilin e quajti si faktor unikal. “Gëzuar këtë festë të përbashkët miqësore”, tha Rama.

Kryeministri falenderoi edhe të gjithë socialistët të angahzuar në fushatën e 21 qershorit si dhe falenderoi të gjithë kryebashkiakët fitues, të cilët tha ai, “morën besimin tone për të na udhëhequr në këtë betejë”.

Rama uroi edhe fitoren e Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës. “Gëzuar fitoren shëmbullore në Tiranë ku u ngritëm të lirë pas rrëzimit dramatik të 4 viteve më pare”, tha Rama.

Gjithashtu Kryeministri theksoi se ftesa për këtë festë i ishte dërguar edhe kreut të opozitës. “Gëzuar ditëlindjen kreut të opozitës, që e ka ditëlindjen në festën e PS. E ftuam edhe sot, siç ftuam edhe të tjerë. E urojmë jo për fitoren tonë, por për nismën e tij për referendumin. Por jam i bindur se miku i të gjithëve Tritan Shehu do ta falenderojë për të gjithë”.

Duke folur për zgjedhjet Rama u shpreh se, opozita në këto zgjedhje mori një jo ulëritëse nga shqiptarët. “Ishte një jo aq ulëritëse sa e katandisi Aleancën e PD rreth 200 mijë vota më pak se në 2013. Kjo jo se shqiptarët janë të lumtur nga reformat, por se e mohojnë opozitarizmin pa alternative, pa lidership dhe do ta refuzojnë PD-në për aq kohë sa të thotë kam një ofertë të re, ndërsa ofron sërish ofertën e vjetër”, tha Rama.

Ndërsa duke folur për besimin që PS mori në këto zgjedhje Rama shtoi se, “Nëse vota e 21 qershorit ka domethënie politike për shumicën tonë, e shoh si votëbesim jo për atë që kemi bërë, por për atë që duam të bëjmë. Duhet të nxitojmë edhe më shumë dhe çdo ditë tonën duhet a përjetojmë me bindje se do të bëhet o sot o kurrë. Vëmedja ime është e gjitha tek sfida e jashtëzakonshme që kemi përpara”.

Rama tha se, “duhet ta bëjmë PS një hapësirë për forca të reja që vijnë nga jashtë. Kjo është një kohë ideale për të synuar një majë të re për PS-në. Të bëjmë më të mirën që e sotmja t’i shërbejë të nesërmes dhe PS t’i shërbejë të ardhmes”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here