Radhë të gjata, grekët tërheqin të gjitha paratë nga bankat

Bota

bank-grekeRadhët e njerëzve nëpër sportelet e bankave në Greqi për të boshatisur depozitat e tyre janë përshkallëzuar këto ditë, pas lajmeve aspak pozitive nga bisedimet me huadhënësit ndërkombëtarë mbi çështjen e borxhit.

Mediat greke nuk ndihmojnë aspak në këtë situatë, duke përhapur panik tek njerëzit për situatën në vend, një situatë, të cilën opozita greke e kishte paralajmëruar me herët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të majtët e PASOK kundërshtojnë vendimin e kryeministrit Aleksis Tsipras  për referendumin, pasi sipas kësaj force, ky veprim rrezikon të shtyjë vendin jashtë Bashkimit Europian.  Duke i shkuar edhe më tej, përfaqësues të PASOK-ut bënë thirrje Tsipras për të dhënë dorëheqjen.

Sipas Kathimerini, njerëzit janë të lodhur nga kjo rrëmujë dhe të pasigurtë në lidhje me atë që mund të ndodhë javën e ardhshme.

ME TE LEXUARAT