Qeveria franceze mbështetje në parandalimin e pastrimit të parave

Aktualitet

fraQeveria franceze ofron mbështetje ndaj institucioneve shqiptare që luftojnë korrupsionin dhe parandalojnë pastrimin e parave. Ky fakt u bë i ditur gjatë takimit të zhvilluar mes ambasadorit të Francës z. Bernard Fitoussi me kreun e DPPPP z. Genti Gazheli ku u diskutua për mbështetjen e mëtejshme të Francës ndaj institucioneve shqiptare, në dobi të luftës kundër pastrimit te parave dhe antikorrupsionit.

Ambasadori theksoi se integrimi i Shqipërisë përfshin disa prioritetete të rëndësishme, një ndër të cilat është efikasiteti i luftës kundër korrupsionit dhe lufta e gjithanshme për parandalimin e pastrimit të parave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Z. Gazheli bëri të ditur një pasqyrë të punës, arritjeve, bashkëpunimit ndërinstitucional, por edhe të problematikave që hasen e ndikojnë në efikasitetin e zbatimit të legjislacionit, sidomos atij penal.

Ambasadori Fitoussi, nga ana tjetër, shprehu vlerësime për punën duke u shprehur se mbështetja ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave do të vijojë. monitor

ME TE LEXUARAT