Qëllohet me armë në takimin e Monika Kryemadhit në Lezhë, identifikohet autori

Aktualitet

LSI, Luan Rama: Opozita te distancohet nga ngjarja e rende

luan ramaZyrtari i LSI, Luan Rama reagoi me anë të një deklarate për median lidhur me incidentin e ndodhur me armë në Lezhë mbrëmjen e të premtes.

Rama i bëri thirrje opozitës të distancohet nga ngjarja, nëse nuk do të marrë përsipër fajin për incidentin e rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"E ftoj lidershipin e PD të distancohet nga veprime të tilla kriminale dhe autorët e këtyre incidenteve nëse duan të dëshmojnë se janë të angazhuar për një proces zgjedhor të ndershëm", tha Luan Rama nga selia e LSI.

Monika Kryemadhi: Aldo Bumci mban persona te armatosur ne makine

Deputetja Monika Kryemadhi foli per news24 ne lidhje me invidentin e ndodhur mbremjen e te premtes ne Lezhe. Unë denoncoj Aldo Bumcin i cili me makinën e tij lëviz në Lezhë duke mbajtur persona të inkriminuar me armë pa leje me vete.

Për ngjarjen kam bërë denoncim, kam njoftuar OSBE dhe ODIHR, do njoftoj edhe KQZ-në, tha Kryemadhi. "Incidentet kane nisur qe mbeme, une sot isha ne nje familje demokrate te lene ne harrese. Kur doa me prisnin 20 makina me njerez te aferm te kandidatit te PD ne Lezhe", beri me dije deputetja Kryemadhi.

monika-kryemadhi2015Identifikohet autori i te shtenave me arme ne Lezhe

Policia zbardhi identitetin e autorit te incidentit me arme ne takimin elektoral te Monika Kryemadhit ne Lezhe mbremjen e te premtes. Personi i identifikaur si Tonin Fizi (person me precedente penale) shoqeruar nga disa kusherinj te tij dhe kandidati i PD Fran Frroku, ne nje makine tip Opel me ngjyre gri kane qelluar me arme zjarri ne ajer prane makines me te cilen po udhetonte zonja Kryemadhi,anetare te shtabit elektoral dhe vajza e saj Bora.

Per fat nuk ka patur te lenduar nga kjo ngjarje e rende. Me kete rast shtabi elektoral i kandidatit Viktor Tusha dhe deputetja e zones Monika Kryemadhi i bejne thirrje qytetareve dhe banoreve te Lezhes qe te ruajne qetesine dhe i sigurojne ata se procesi i 21 qershorit do te jete pasqyre e paster e votes se tyre.

Kryemadhi i kerkon dhe njehere deputetit te PD Aldo Bumci te distancohet nga persona e inkrimuar qe udhetojne me makinen e tij dhe mbajne aty arme pa leje duke terrorizuar jo vetem banoret e zones por dhe duke ushtruar presion tek votuesit per blerjen e votave per kandidatin Fran Frrokaj.

Me depozitimin e kallzimit per kete ngjarje te rende ne drejtorine e policise ne Lezhe, shtabi elektoral i zotit Viktor Tushaj dhe deputetja e zones i kerkojne forcave te rendit qe te ushtrojne kontroll te rrepte per te siguruar qetesine e banoreve dhe sigurine per diten e zgjedhjeve.

Incidenti

Një person ka shtënë me armë në ajër mbrëmjen e sotme në Lezhë pas një takimi elektoral që ka pasur atje deputetja Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit ka qenë bashkë me stafin elektoral të kandidatit të majtë Viktor Tushaj duke hipur në makinën e saj në momentin kur është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë ndërsa policia ka thënë se autori i të shtënave ka qenë shtetasi me iniciale T.F me precedentë penalë.

Fatmiresisht nga te shtenat me arme ne ajer nuk ka pasur deme ne njerez apo pasoja materiale. Incidente te tilla duket se tensionojne situaten zgjedhore  ne vend duke sjelle nje klime pasigurie tek qytetaret.

 

ME TE LEXUARAT