PS feston sot 24 vjetorin e themelimit por dhe fitoren e 21 qershorit

Politikë

selia-ps2015Partia Socialiste do të festojë sot 24 vjetorin e themelimit të saj, por edhe fitoren në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Festa do të organizohet në ambjentet para Teatrit Kombëtar në orën 19:00 të mbrëmjes dhe pjesë e saj do të jenë përveç deputetëve dhe të zgjedhurve vendorë, kandidatëve dhe strukturave drejtuese të PS-­së, edhe krerët e partive aleate, ish­-deputetë apo figura të kësaj partie ndër vite, por edhe opozitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë cermeonisë pritet të mbajë një fjalim kryetari i PS dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pritet të përqëndrohet jo vetëm në fitoren e koalcionit të majtë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, por edhe në reformat e pritshme që do të ndërmerren.

ME TE LEXUARAT