Prokurorët marrin në pyetje vëllezërit Aliko

Kliko per me shume info

alikotProkurori i Krimeve të Rënda Adnan Xholi pritet që gjatë ditës së sotme të marrë në pyetje vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko. Një natë më parë përfundoi arratia prej 4 ditësh e vëllezërve të cilët janë të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEAs Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë. Operacioni policor, i zhvilluar nga toka dhe nga ajri zgjati rreth 6 orë, dhe mbi 500 forca policore rrethuan zonën e Kardhiqit, ku ishin fshehur edhe vëllezërit Aliko. Të rinjtë u gjetën në një tunel 20 kilometra larg fshatit të tyre në një zonë malore që ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here