Prapaskenat e shfaqjes së nxehtë, Olta Gixhari tentoi të zhvishej në skenë

Showbiz

olta-gixhari-skeneOlta Gixhari ka tentuar që të bënte një performancë me pullë të kuqe në skenën e Teatrit kombëtar por ka qenë koreografi i shfaqjes Arian Sukniqi që e ka ndaluar.

Siç raporton Panorama Gixhari i ka shprehur Sukniqit dëshirën për të kërcyer nudo por ai e ka ndaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas koreografit nëse Olta do të kërcente nudo shfaqja do të merrte dimensione të tjera.

Bëhet fjalë për shfaqjen “Penetrimi i Shpirtrave” ku Gixhari ka kryer një kërcim mjaft sensual, e veshur me një fustan të errët të cilin me dëshirë do ta kishte hequr.

Por sipas Sukniqit “lakuriqësia do ta dëmtonte veprën”.

Megjithatë aktorja durrsake ka bërë një performancë mjaft të mirë pavarësisht se nuk e lanë “të shprehej” ashtu siç do dëshironte.

ME TE LEXUARAT