Porsche 911 Turbo S bëhet copash, vdes djali i milionerit rus

Showbiz

Një Porsche 911 Turbo S, veturë sportive u nda në dy pjesë duke u shndërruar në një grumbull hekurash dje gjatë një vetëaksidenti në qendër të kryeqytetit rus, Moskë.

Sipas televizionit rus, RT, dy të rinj vdiqën në aksident pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit luksoz në një rrugë të lagur nga shiu, pasi po voziste me një shpejtësi prej më shumë se 150 km/h.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetura pas rrëshqitjes u përplas në një shtyllë ndriçimi të rrugës duke u ndarë në dy pjesë.

Autoritetet thanë se trupat e viktimave u gjetën disa metra larg pjesëve të automjetit të bërë copë – copë. Ata vdiqën menjëherë, ka thënë policia, e cila shtoi se shoferi ishte djali i një ish politikani rus.

ME TE LEXUARAT