Policia filmon ballafaqimin, mësuesi, nxënëses: Pse u tregove prindërve për përdhunimin

Aktualitet

mesuesi-mosterMësuesi 62-vjeçar i arrestuar ne Divjake, pasi përdhunonte sistematikisht nxënësen 12-vjeçare, në ambientet e policisë në Komisariatin e Lushnjës ka pasur një ballafaqim me nxënësen e abuzuar.

“Pse u tregove prindërve? Nëse do të kishte mbetur shtatzënë do të dërgoja në spital të abortoje”, i është drejtuar 62-vjeçari nxënëses së mitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jetmira Kishto, një e afërme e të miturës së abuzuar tha se nga rrëfimi që 12­vjeçarja ka bërë para nënës së saj, ka treguar se abuzimi ndodhte në mëngjes në orën 7:30, ndërsa rasti më i fundit kishte ndodhur para 5 ditësh, në datë 29.

“Vajza i tregoi të ëmës për abuzimin. Abuzimi ndodhte në mëngjes në orën 07:30. Abuzimi i fundit ndodhi këtë të premte në klasë. Gjithçka ndodhte në klasën ku bëhej mësim”, ka treguar e afërmja.

ME TE LEXUARAT