Policia e Lezhës deklaratë për sulmin ndaj deputetes Kryemadhi

Aktualitet

policia-lezheeePolicia e Lezhës njoftoi se më datë 19.06.2015, rreth orës 21.45, është njoftuar Salla Operative e Drejtorisë Policisë së Qarkut Lezhë, se në vendin e quajtur Rrilë,  Lezhë, ishte qëlluar me armë zjarri gjatë levizjes në këtë  zonë të deputetes të Kuvendit të Shqipërisë Znj. Monika Kryemadhi, e cila po lëvizte së bashku me vajzën e saj dhe  anëtarët e tjerë të shtabit elektoral të kandidatit për Kryetar bashkisë Lezhë Z.Viktor Tusha,  ku janë dëgjuar të shtëna me armë ne vendin e quajtur koperativë të fshatit Rrilë.

Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka kryer kqyrjen e vendit te ngjarjes  si dhe ka kryer veprimet e para  hetimore   për të cilat ka vënë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me këtë ngjarje në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Lezhë janë shoqëruar dhe pyetur disa shtetas dhe po punohet pë sqarimin e plotë të rrethanave, motiveve si dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT