Policia bën bilancin: 11 të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat

Kliko per me shume info

lazarat-kardhiqPolicia e Shtetit njoftoi se nw 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat forcat e FNSH të cilat ishin të planizuara me shërbin në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit”, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar.
Po kështu në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morrën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme u bë plani i operacionit për kapjen e personave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.
Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00 filloi operacioni për kapjen e grupit e personave te armatosur të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.
Gjatë operacionit për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës u kostatua një automjet benc i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.
U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit i cili është shtetasi Xhulio .I. Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA, të cilat kanë ardhur  me mjetin tip Volcvagen me targa MB 060 AA dhe në afërsi të vendit të quajtur “Pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punojësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër ka gjetur vdekjen.
Ndërsa punojësit e policisë Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë per një trajtim më të specializuar.
Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip benc i bardhë së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo.
Për këtë ngjarje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal .
Në kuadër të këtij procedimi është bërë ndalimi për veprat penale “Vrasja e punonjësve te policise së shtetit në bashkëpunim, vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit në bashkëpunim e mbetur në tentativë në pesë raste dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje  e armëve dhe e municionit” të parashikuar nga nenet  79/b-25, 79/b-25-22 në pesë raste dhe 278/5 të K.Penal, i shtetasve :
•    Xh. Malo 17 vjeç, lindur në Gjirokastër,

•    Klodian Selimi, 19 vjeç, lindur në Lazarat Gjirokastër,

Kliko per me shume info

•    Dervish Gaba, 20 vjeç, lindur në Lazarat-Gjirokastër.

•    E. Kasma, 16 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Lazarat- Gjirokastër.

•    Elvis Boci, 19 vjeç, lindur dhe banues në Lazrat- Gjirokastër .

•    Arbjon Aliko, 20 vjeç, lindur e banues ne Lazarat Gjirokastër. Ky shtetas ka qënë person i shpallur në kërkim prej datës 22.06.2014 për veprat penale “ Vrasja e punonjeve të policisë së shtetit, në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” te parashikuar nga nenet 79/b-25-22, 278/4 te K.Penal si dhe Prokuroria Për Krimet e Rënda në datë 30.04.2015 ka lëshuar urdherin per ekzekutimin e vendimit penal nr. 199 date 29.04.2015 ku është caktuar masa e sigurimit personal “ Arrest me burg”.

•    Alban Aliko, 18 vjeç, lindur e banues ne Lazarat Gjirokastër, i cili ka qënë person në kërkim . Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 21.08.2014 për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” të parashikuar nga neni 278/4 te K.Penal.
•    O. Proko, 17 vjeç, lindur dhe banues ne Lazarat- Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu është bërë arrestimi ne flagrance për veprën penale “Përkrahje e autorëve të krimit” të parashikuar nga neni 302 i K.Penal i shtetasve :

•    Deivid Shehu, 19 vjeç, banues në  qytetin e Gjirokastrës.

•    Serxho Shehu, 20 vjeç, banues në qytetin e Gjirokastrës.

Po kështu është bërë ndalimi për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit dhe Prishja e qetësise publike” të parashikuar nga nenet 278 dhe 274 , i shtetasve :

•    Dritan Shurdhi, 23 vjeç, lindur e banues ne Lazart  –  Gjirokastër.
•    Elvis Mahmuti, 20 vjeç, lindur e banues ne Lazarat – Gjirokastër .

Materialet për katër shtetasit e mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Vijon operacioni për kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në sulmin me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. edhe per BARDHOK BIBEN [ish debutetin e mirdites] qe u vra nga kriminelat
    ENVERI burgosi shume burra te mirdites fajtore e jo fajtor
    komunizem koke e kembe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here