Pogradec, arrestohet babai 44-vjecar, nuk u jepte bukë fëmijëve

Kliko per me shume info

korce-policiaForcat e policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga në orët e mbrëmjes një 44-vjeçar, banues në fshatin Hudënisht.

Ndalimi i tij u bë për keqtrajtim të fëmijëve të tij, “të cilëve nuk u jepte mjete jetese”, thuhet në një komunikatë për shtyp te policise se Korces.

Kliko per me shume info

Sipas policise, ndalimi i shtetasit Lirim Belollari u krye, pasi gjykata e kishte dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg për këtë vepër penale, në nëntor të vitit 2014.

Deklarata e policise

Më datë 26.06.2015, nga Seksioni për Krimet në Pogradec, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim  Lirim Belollari, vjeç 44, banues në fshatin Hudënisht – Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendim të datës
16.11.2014, e ka dënuar me 1 muaj e 15 ditë burg, këtë shtetas, për veprën penale “Mosdhënie mjete për jetesë”parashikuar nga neni 125  i  Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here