Plazhi i Durrësit braktiset nga turistët, mungojnë edhe kosovarët

Aktualitet

plazh durresPlazhi i Durrësit nuk ishte parë ndonjëherë kaq bosh në fund të qershorit. Kjo është fundjava e fundit e muajit, por ngjan si ditët e para të hapjes së sezonit turistik. Numri i pushuesve është i papërfillshëm.

I njëjtë është edhe ai i prenotimeve. Zgjedhjet, moti jo i nxehtë apo muaji i Ramazanit duken si shkaqet e braktisjes së këtij plazhi. Plazhet private të bëra gati me kujdes, janë të pashfrytëzuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Korriku shihet si muaji i shpresës për bizneset që jetojnë me turizmin. Përndryshe, falimentimi duket i pashmangshëm. Këtë qershor Durrësi ka humbur edhe pushuesit tracionalë, ata nga Kosova, që e kanë këtë bregdet zgjedhjen e parë. klan

ME TE LEXUARAT