Petrit Malaj, drejt zgjedhjes Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së

Kliko per me shume info

petrit-malaj-206x200Këshilli Drejtues i RTSH-së zgjodhi të hënën Petrit Malaj në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Malaj u zgjodh me 6 vota pro kundrejt 5 votave që mori rivali i tij në këtë garë, Thoma Gëllçi.

Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan një dëgjesë të hapur ku 16 kandidatët për këtë post paraqitën vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e këtij institucioni.

Kliko per me shume info

Konkursi për drejtues në RTSH ka qënë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një cv ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin.

Drejtori i Përgjithshëm u përzgjodh me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar.

Petrit Malaj u lind në Vlorë më 12 dhjetor 1961. Në vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin “Aktor” në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik në Universitetin e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në këtë Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare.

Gjatë viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (Francë), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.

Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj në janar, 2008, zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve (sot Universiteti i Arteve).

Prof. Petrit Malaj në vitin 2012 zgjidhet për një mandat të dytë 4-vjeçar si Rektor i Universitetit të Arteve. Në të dy rastet e zgjedhjes si Rektor i Universitetit të Arteve, ai është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Petrit Malaj ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilësinë e pjesëmarrësit, lektorit apo drejtuesit të sesioneve teoriko-profesionale (Lisbonë, Shkup, Prishtinë, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku veçohen: medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë për rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe të tjera diploma e dëshmi të ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.

Prof. Petrit Malaj është autor i materialeve studimore teoriko-profesionale mbi artin si:

– Probleme të Teatrit dhe Kinematografisë (Monografi)
– Aftësitë shprehëse të aktorit
– Tërësia e elementëve të Mjeshtrisë së Aktorit dhe kultivimi i tyre
– Puna e studentëve kërkon ballafaqim me spektatorin
– Puna improvizuese me anën e lëvizjes dhe me maskat, për studimin e karaktereve
– Edukimi trupor, element i domosdoshëm për krijimin e figurës
– Programi i lëndës “Plastika aktoriale”
– Projekti i Festivalit të Dytë të Shkollave të Teatrit të Ballkanit
– Teatri i Akademise – Laborator metodiko krijues
– Teksti profesional “Elementët bazë të Mjeshtrisë së Aktorit”
– Teksti profesional “Aktori, Roli, Figura”
– Projekti për hapjen e degës “Regji filmi dhe TV” dhe autor i shumë artikujve problemore në shtypin e përditshëm.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here