Përplasje me armë në Tiranë, një i plagosur

Aktualitet

ambulanca14Nje perplasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e së martës në zonën e Laprakës, në Tiranë. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave, nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur.

Nga të njëjtat burime mësohet se uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjentët e policise po perpiqen të mbledhin prova të mundshme materiale dhe dëshmi të asaj që ndodhi, saktësojnë burimet.

Personi i plagosur është identifikuar vetëm me inicialet F.V. dhe sipas burimeve, plagën e ka marrë në këmbë.

ME TE LEXUARAT