Përplasja me armë në Patos, arrestohen katër të dyshuar, 4 në kërkim

Aktualitet

policia-fierKatër persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit, ne lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e të enjtes në Patos.

Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se vetë dy të plagosurit, Roland Sanxhaku 28 vjeç dhe Arsen Lutaj, 26 vjeç janë arrestuar për moskallëzim krimi. Policia thote se Orgest Lutaj, 23 vjeç dhe Florian Sulaj, 29 vjeç, janë arrestuar përkatësisht nën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe plagosje e rëndë me dashje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të enjtes, rreth orës 17.20 në qytetin e Patosit. Roland Sanxhaku dhe Arsen Lutaj mbetën të plagosur, pasi u qëlluan me armë zjarri.

Policia sekuestroi armën, një automatik model-56, një krehër me 21 fishekë, një gëzhojë model 56, një thikë me bisht druri me gjatësi të përgjithshme 27.8 cm dhe një automjet Benz-Mercedez.

Në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet E.L., K.S., T.K. dhe M.K. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

ME TE LEXUARAT