PD, video për manipulimin e zgjedhjeve, Halimi: Në Rushaj u mbushën kutitë

Kliko per me shume info

halimiPartia Demokratike, përmes deputetit Eduard Halimi ka publikuar këtë të martë një video që sipas saj provon manipulimin e zgjedhjeve nga koalicioni qeverisës.

Në një deklaratë për mediat, Halimi ka denoncuar rastin e kutisë së votimit në fshatin Rushaj, ku sipas tij komisionerët e PS dhe LSI kanë hedhur vota fiktive.

Kliko per me shume info

“PD publikon sot një provë sesi mazhoranca masakroi zgjedhjet e 21 qershorit. Në fshatin Rushaj, kutia e votimit është tejmbushur me vota nga komisionerët e PS dhe LSI. Në videon tonë duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletët e votimit, ndërsa komisionerët e PD janë nxjerrë me forcë jashtë. Gjithashtu, në kuti u gjetën 838 fletë, kur kanë votuar vetëm 337 persona. Kjo video flet qartë për manipulimin e zgjedhjeve nga pushteti”, ka thënë Halimi.

Deputeti demokrat ka nënvizuar se të njëjtat përpjekje koalicioni i majtë bëri edhe për kandidaten e tij në Shkodër, Keti Bazhdari, duke hedhur në favor të saj 331 vota.

Në fund, Halimi i ka bërë thirrje misionit të OSBE/ODHR që të marrë parasysh këtë provë të prezantuar nga opozita në raportin përfundimtar për procesin zgjedhor.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. o halimke, TARTABIQE e demokracise….., ty te gjeten te molloisesh? Gam-gamja jote nuk ka efekt, jepja lulushit ta lexoje ate te shkrete pacavure….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here