PD, Paloka: Drejtoi fushatën në Pukë, Rama ndihmoi arratisjen e Arben Frrokut

Kliko per me shume info

paloka-zgjedhjePartia Demokratike vleresoi vendimin e Gjykatës së Apelit, që dënoi me burgim të përjetshëm Arben Frrokun për vrasjen e komisar Dritan Lamajt dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndihmoi Frrokun në arratisjen e tij nga vendi.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka në një deklaratë për mediet tha se Frroku u përdor nga mazhoranca për të shantazhuar qytetarët në zgjedhjet për Bashkinë e Pukës dhe për këtë u shpërblye me lënien të lirë për të kaluar kufirin.

Kliko per me shume info

“E gjithë Puka e di kush e drejtoi fushatën në këtë bashki dhe ditën e shtunë, në prag të vendimit të Apelit, Frroku u largua nga Shqipëria. Pasi u përdor për disa muaj për fushatë elektorale, Edi Rama i dha leje për t’u larguar në drejtim të paditur”, tha Paloka.

Për opozitën ky rast argumenton standardet e zgjedhjeve.

“Ky ishte standardi i Ramës në këto zgjedhje, blerja masive e votës, përdorimi i administratës dhe përdorimi i kriminelëve për të shantazhuar qytetarët”, shtoi Paloka.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. O cope mishi me dy sy, perse nuk ke vene videon ketu? Sa here qe hap gojen dhe te leviz nofulla une kenaqem…..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here