Paloka: Militantë të LSI po mbajnë një kuti në një makinë të dyshimtë

Politikë

palokaDeputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një konferencë për shtyp deklaroi se në Gjuras, militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë future në një automjet të tyrin një kuti votimi. “Në makinat e tyre gjenden armë pa leje. Policia megjithëse është aty e pranishme nuk pranon ti kontrollojë. Anëtarët e PD janë të vendosur, i kanë bllokuar dhe nuk po lejojnë militantët e LSI që të marrin kutinë. Kjo tentativë tregon qartazi se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri nuk ka hequr dorë deri në momentin e fundit nga tentativat esaja për manipulimin e zgjedhjeve por edhe vendimtërinë e militantëve të Pd për të mos lejuar asnjë kërcënim ndaj votës. I bëjmë thirrje Ilir Metës dhe Edi Ramës të heqin dorë përfundimisht, të dorëzohen përballë votës së qytetarëve dhe të lënë të lirë të mbyllet ky process deri në fund”, theksoi Paloka.

ME TE LEXUARAT