Padia e Tahirit ndaj Palokës, Gjykata shtyn vendimin për në 13 korrik

Kliko per me shume info

Gjykata-e-Larte21Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i akuzuar për shpifje nga Ministri i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri.

Gjatë seancës së sotme pritej vendimi lidhur me padinë e ngritur nga Ministri Tahiri, por Gjykata vendosi shtyrjen e seancës më datën 13 korrik 2015.

Kliko per me shume info

Padia e ngritur nga Ministri Tahiri në ngarkim të kreut të grupit parlamentar të PD-së ka të bëjë me një deklaratë të deputetit Paloka, që akuzonte Tahirin si të lidhur me krimin. Ministri i Brendshëm reagoi atëherë duke thënë se duhet t’i vijë fundi akuzave bosh. “Shqiptarët meritojnë transparencë dhe përgjegjësi në deklaratat e politikanëve, prandaj dhe Gjykata duhet të vendosi drejtësi lidhur me akuzën e ngritur nga deputeti Paloka”, është shprehur më herët Tahiri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here