OSHEE: Janë kryer 254,574 pagesa të faturës së energjisë përmes kanaleve alternative

Kliko per me shume info

osheeOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur të dhënat më të fundit lidhur me pagesën e faturave të energjisë në kanalet alternative, masë e marrë kjo për të lehtësuar pagesën, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe të kohës.

Sipas të dhënave të OSHEE-së, deri në datën 28 qershor, janë kryer 254,574 pagesa të faturës së energjisë përmes kanaleve të mësipërme alternative, me vlerë 783,513,074 lek.
OSHEE garanton se pagesa në këto pika alternative, partnere të OSHEE, është njësoj e sigurtë sikurse pagesat që kryhen në arkat e OSHEE-së.

Kliko per me shume info

Këto pika janë të lidhura me OSHEE on-line dhe kontrollojnë në kohë reale faturat dhe kamatat për ҫdo klient. Është e rëndësishme të theksohet se shërbimi në pikat e reja të pagesës (pikat e tranfertave të parave dhe nëpërmjet celularit) vjen për abonentët PA KOSTO shtesë.

Abonentët paraqiten në ҫdo një nga pikat e reja të sipërpërmendura, me faturën e energjisë elektrike apo Librezë. Pasi kryhen proҫedurat e verifikimit, abonenti pajiset me dëshminë e pagesës (Mandat Arketimi). Abonenti në çdo moment mund të verifikojë në kohë reale debinë e kontratës së tyre. Për këtë të gjitha këto shërbime, abonenti ka 0 komisione shtesë.

OSHEE pohon se lista e shoqërive nga ku mund të kryhet pagesa e energjisë do të zgjerohet, që t’u jepet mundësia të gjithëve të paguajnë energjinë kudo që ndodhen.

Abonentët mund të paguajnë faturat e tyre të energjisë:

Në çdo pikë të transfertave të parave Union Net – Western Union
Në çdo pikë të transfertave të parave AK Invest – Money Gram
Nëpërmjet aparatit celular, me shërbimin MPAY
Në çdo pikë shitje përmes programit EasyPAY
Në dyqanet, qendra tregtare, nëpërmjet platformës Factorial – AED
Përmes kartave bankare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here