Nuk i pëlqeu aeroporti i ri: Kim Jong-un ekzekutoi arkitektin (Foto)

Kliko per me shume info

kimKëto ditë, një nga kryelajmet ndërkombëtare vjen nga Koreja e Veriut.

Edhe pse vendi po vuan nga një thatësirë e tmerrshme dhe një zi buke, diktatori Kim Jong Un inauguroi terminalin e ri të aeroportit luksoz të kryeqytetit.

Kliko per me shume info

Përveç kësaj, diktatori u shfaq në media me gruan e tij bukuroshe, Ri Sol-ju, për herë të parë pas shumë kohësh.

Por Mirror raporton se Kim Jong-un ka ekzekutuar arkitektin kryesor të aeroportit, pasi nuk i pëlqeu dizajni. Ma Won Chun u zhduk vitin e shkuar, ndërsa tani është mësuar se ai është ekzekutuar.

Ma u ekzekutua për shkak ‘të praktikave korruptive dhe për shkak se nuk ka ndjekur urdhrat’.

Ai është vrarë nëntorin e shkuar, pikërisht në kohën kur raportohej se rinovimi i aeroportit është pezulluar për shkak të pakënaqësive të liderit.

Në atë raportim thuhej se dizajnerët nuk kanë mbajtur në mendje idenë e partisë për bukurinë arkitekturore.

Aeroporti është një përpjekje e vendit për të tërhequr turistë të huaj. Brenda ka kafene, farmaci, një shatërvan me çokollatë, argjendari, etj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here