Njëdollarëshi do të nxirret në shitje për 26 milionë dollarë

Kliko per me shume info

dollarPiktura e kartëmonedhës njëdollarëshe javën e ardhshme mund të blihet në Londër. Por ai që dëshiron ta blejë me vete duhet të ketë së paku 26 milionë dollarë.

Vepra e Andy Warhol, “Silver Certificate”, është pjesë e ankandeve më të vlefshme të artit që kanë zënë vend në qytet. Të mërkurën në ankandin e “Sotheby” do të shiten vepra arti me vlerë prej 143 milionë deri më 204 milionë funtesh, duke përfshirë edhe një pikturë të rëndësishme të Papës të realizuar nga Francis Bacon, si dhe një numër veprash të artistëve britanikë, të cilët jetojnë ende, siç janë: Peter Doig, David Hockney, Paula Rego dhe Howard Hodgkin.

Kliko per me shume info

Në “Christie” të martën vlera e shitjeve do të jetë më e vogël, por çmimi rekord botëror pritet të jetë për veprën “The Holy Virgin Mary” të Chris Ofili, e cila zemëroi ish-kryetarin e New Yorkut, Rudy Giuliani, që e përshkroi si “gjë të sëmurë” dhe u mundua ta mbyllë një ekspozitë ku përfshihej edhe kjo vepër. Pa dyshim se çmimet e artit bashkëkohor kanë arritur në kulm, me një varg ankandesh për artistët që ende jetojnë. Philip Hoffman, drejtor ekzekutiv i “Fine Art Fund Group”, i cili ka specializuar për investime në art, ka folur për këtë treg.

“Ky është tregu më i kërkuar. Është tregu më i rrjedhshëm. Është joshës, i lehtë për t’u kuptuar. Mund ta lexosh shumë shpejt dhe nuk përfshihet shumë histori në të”, ka thënë Hoffman.

“Nëse dëshiron të dish më shumë për Matisse dhe Derain duhet të lexosh shumë. Nëse dëshiron të mësosh për Warhol mjafton t’i njohësh bankënotat”, ka shtuar ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here