Nisin protestat në Athinë, Greqia me propozim të minutës së fundit për BE-në

Kliko per me shume info

Ne Athine dhjetera mijera qytetare greke kane nisur protestat pas afrimit te skadimit te afatit per pagesen e borxhit.

Greqia e zhytur në borxhe bëri një propozim të minutës së fundit tek kreditorët ndërkombëtar të martën për të mënjanuar falimentimin. Ministrat e financave të Eurozonës thanë se do ta shqyrtojnë propozimin në një tele-konferencë në mbrëmje.

Athina e bëri ofertën vetëm disa orë para skadimit të paketës së ndihmave në mesnatë, edhe pasi qeveria kishte thënë paraprakisht se nuk do të bënte pagesën e këstit prej 1.8 miliardë dollarësh tek Fondi Monetar Ndërkombëtar të martën.

Kliko per me shume info

Hollësitë e ofertës së re janë të paqarta, por zyra e kryeministrit Alexis Tsipras tha se qevera po propozon një marrëveshje dy vjeçare që do të përmbushë të gjitha nevojat financiare të vendit “duke pakësuar në të njetën kohë edhe borxhin”.

Shefi i Eurozonës Jeroen Dijsselbloem tha se ministrat e financave të bllokut prej 19 vendesh anëtare do të diskutojnë propozimin grek gjatë një telekonference të martën në mbrëmje.

Nuk është e qartë sesi do të reagojnë miminstrat e financave ndaj planit grek. Në Uashington, presidenti Barack Obama tha se kriza financiare e Greqisë “është një çështje shumë shqetësuese” por më shumë për Evropën sesa për Shtetet e Bashkuara. Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se trazirat financiare do të rezultojnë në një tronditje të madhe të ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.

Greqia dhe kreditorët e saj janë angazhuar në negociata disa javore, me bisedimet që përfunduan fundjavën e kaluar kur zoti Tsipras shpalli mbajtjen e një referendum për të lejuar popullin të vendosë nëse do t’i pranojë apo jo kërkesat e fundit të masave shtrënguese në këmbim të huave të reja.

Zoti Tsipras bëri thirrje për një votë “JO” , megjithëse udhëheqësit evropianë thanë se kjo do të çonte në tërheqjen e Greqisë nga Eurozona dhe drejt një divorci politik me Evropën. Deri në momentin që Athina bëri një ofertë të minutës së fundit, dukej se ajo po shkonte drejt një mospagimi të këstit të FMN-së. Bankat greke vazhduan të jenë të mbyllura të marten ashtu si edhe tregu i aksioneve.

Ndërsa e ardhmja financiare e vendit duket e pasigurtë, ministria greke e financave tha se do të hapë gati 1 mijë banka në mbarë vendin për të lejuar pensionistët pa karta krediti të tërheqin para të mjaftueshme për një javë.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here