Mustafa-Vuçiç më 23 qershor flasin për heqjen e “Parkut të Paqes”

Kosovë&Rajon

mustafaDialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë në Bruksel më 23 qershor, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi për KosovaPress, zëdhënësi i qeverisë kosovare, Arban Abrashi.

Sipas tij, në këtë takim do të diskutohet për telekomunikacionin, ku do të flitet për kodin telefonik, energjetikën dhe heqjen e të ashtuquajturit “Parku i Paqes”, mbi lumin Ibër.

Ndërsa, për përbërjen e delegacionit të Kosovës, Abrashi tha se për momentin mund të konfirmojë pjesëmarrjen e kryeministrit, Isa Mustafa, ndërsa ende nuk është e vendosur për pjesën tjetër të delegacionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime të KosovaPress-it, thonë se në të këtë takim do të fillojnë bisedimet edhe për Asocionin e komunave serbe, por Abrashi u shpreh se për këtë çështje do të ketë njoftime javën e ardhshme.

Po ashtu, sipas Abrashit, më 24 qershor ,Mustafa do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane

ME TE LEXUARAT