Mustafa: Isa Boletini model për patriotët shqiptarë

Kosovë&Rajon

isaKryeministri Isa Mustafa në ceremoninë qendrore për rivarrimin e heroit Isa Boletini ka thënë se Isa Boletini po bëhet urë bashkimi për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike apo prejardhjes rajonale.  “Ai na bashkon edhe sot kur po mbyllet udhëtimi i tij shekullor drejt vendlindjes së tij”, tha Mustafa.

Sipas tij kullat e Isa Boletinit në Boletin nga sot do të bëhet panteon i shqiptarizmës ku të gjithë shqiptarët do të përkulen para tij. Kryeministri Mustafa ka folur edhe për periudhën kur Shqipëria kishte shpallur pavarësinë e shtetit ndërsa 28 Nëntorin e ka lidhur me 17 Shkurtin kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dyja këto data sipas Mustafës lidhen me emrin e heroit Isa Boletini, “Për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Isa ishte vetë shtylla kryesore e asaj ngjarje ndërsa gjatë gjithë kohës figura e Isa Boletinit ka qenë model i jetës dhe flijimit për lirinë e Kosovës për shumë patriotë shqiptarë”, tha Mustafa. Ndërsa presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani duke folur gjatë ceremonisë tha se është një nder i madh që sot gjendet në këtë ditë madhështore ku siq tha ai heroi i kombit po kthehet në shtëpi pas njëqind vitesh. “Na ka munguar ky altar i lutjes kombëtare në Boletin dhe kjo do të ishte e pamundur pa kthimin e heroit në vendlindje”, tha Nishani. Sipas tij Isa Boletini ishte simbol i amzës kombëtare ndërsa e ka quajtur si krenari kombëtare më orët më tragjike të shqiptarisë. rtk

ME TE LEXUARAT