Mr. Bean shet makinën e tij të aksidentuar 8 milionë funte

Soft

mr beenRowan Atkinson ka arritur të sigurojë një fitim të madh pasi shiti super-makinën e tij McLaren F1 për 8 milionë funte – katër vjet pasi u aksidentuar me të dhe u bë “përfituesi më i madh britanik nga kompanitë e sigurimeve”.

Komediani e kishte blerë makinën e tij të dashur McLaren F1 më 1997 për rreth 540,000 funte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 2011, pasi u ndesh me të në një pengesë në rrugë në Oxfordshire, kompania e tij e sigurimeve e kishte dëmshpërblyer pronarin me 910,000 funte, dëmshpërblim që është menduar të jetë një prej më të mëdhenjve ndonjëherë në ishull.

Por, ndonëse shumica e makinave do ta humbin vlerën pas pësimit të një aksidenti të rëndë, super-makina e Atkinson është ndryshe dhe çmimi i saj ka vazhduar të rritet, transmeton Koha.net.

Mr. Bean, siç njihet aktori në bazë të rolit që e bëri të famshëm, vendosi se është koha që ta shiste makinën.

Ai e vuri në treg me një çmim prej 8 milionë funtesh në sallonin e makinave ekskluzive, “Taylor & Crawley”.

David Clark, që është pronar i “Taylor & Crawley” dhe pronari i parë i makinës të cilën ia shiti aktorit, sot e konfirmoi shitjen e makinës.

“Të gjithë jemi të stërkënaqur me shitjen. Kishte interesim nga e gjithë bota, por atë e bleu një britanik. Është një prej shitjeve më të shtrenjta në Britani. Rowan është i kënaqur, por edhe pak i mërzitur pasi ka kaluar shumë kohë me të”, ka thënë Clark, raporton Mirror.

Megjithëse Clark nuk e tregoi shumën e saktë të paguar për McLaren F1, besohet se nuk çmimi nuk i ka rënë shumë nën çmimin e ofruar.

ME TE LEXUARAT