Ministria e Shëndetësisë jep këshilla dietike për muajin e Ramazanit

Kliko per me shume info

RamazanMinistria e Shëndetësisë, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, jep disa këshilla dietike për ndryshimin e regjimit të ushqyerjes gjatë këtij muaji, për të gjithë besimtarët myslimanë.

Çfarë duhet pasur kujdes për një muaj të shëndetshëm të Ramazanit?

Kliko per me shume info

Besimtarët agjërojnë gjatë ditës e deri në perëndim të diellit, dhe qëndrojnë zgjuar, duke u ushqyer gjatë orëve të mbrëmjes. Si pasojë, shumë prej tyre shtojnë në peshë gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që kontrolli i njerëzve me diabet bëhet më i vështirë për arsye të adoptimit të zakoneve të pashëndetshme të ushqyerjes.

Këtë vit, agjërimi për Ramazanin përkon me një periudhë të veçantë stinore me ditë të gjata dhe të nxehta. Besimtarët agjërojnë mesatarisht 16-18 orë në ditë. Gjatë orëve të mesditës, pikërisht atëherë kur edhe temperaturat janë më të larta, është e rëndësishme që të qëndroni në një vend të freskët dhe me hije, të mbrojtur nga dielli. Është e rëndësishme që të plotësohen lëngjet që trupi ka humbur gjatë ditës së agjërimit, duke pirë lëngje përgjatë dhe në fund të vaktit. Uji është pija që rekomandohet në këto raste.

Gjithashtu, duhet të shërbehen ushqime të pasura me ujë, të tilla si supat ose sallatat me perime të freskëta.

Rekomandohet ngrënia e Syfyrit – një vakt i lehtë përpara fillimit të ditës së agjërimit – çdo ditë; kjo vlen sidomos për grupe të veçanta besimtarësh, të tillë si, të moshuarit, të rinjtë dhe adoleshentët, gratë shtatzëna dhe nënat në periudhën e ushqyerjes me gji, si dhe fëmijët që kanë zgjedhur të agjërojnë.

Ky vakt, i cili përbën një mëngjes të lehtë, duhet të përmbajë perime, ushqime të pasura me karbohidrate, të tilla si buka, apo produktet e brumit të grurit, dhe të pasura me proteina, siç janë produktet e qumështit (djathë që nuk është i kripur/gjizë/qumësht dhe/ose vezë, shoqëruar me garniturë frutash ose perimesh të gjelbërta).

Gjithashtu, rekomandohet që të mos konsumohen së tepërmi ëmbëlsirat e ofruara pas vaktit të Iftarit. Ëmbëlsirat që përdoren zakonisht gjatë Ramazanit përmbajnë sasi të mëdha të shurupit të sheqerit. Ëmbëlsirat e rekomanduara për konsum janë frutat me përmbajtje të lartë uji të tilla si shalqini ose pjepri, apo edhe ndonjë frut tjetër i stinës, si p.sh. pjeshkët apo nektarinat.

Besimtarët duhet të përpiqen për të pakësuar konsumin e ushqimeve të bollshme me yndyrë, veçanërisht mishrat e pasura me përbërje dhjamore, ushqimet që përmbajnë brumë pudre ëmbëlsirash, apo me yndyrë/margarinë ose gjalpë të shtuar. Në vend të skuqjes apo fërgimit, është e këshillueshme që të përdoren metoda të tjera gatimi, të tilla si, vlimi në avull, gatimi në salcë, fërgimi me përzierje vaji në një sasi të vogël dhe pjekja.

Është veçanërisht i këshillueshëm kufizimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha kripe, si p.sh., salçiçet, mishi i përpunuar e i kripur dhe produktet e peshkut, ullinjtë dhe turshitë, ushqimet e shpejta dhe të lehta, djathrat e kripur, llojet e ndryshme të biskotave të thata të gatshme, sallatat dhe salcat (si majonezë, mustardë, ketchup).

Gjatë përgatitjes së vaktit, rekomandohet ulja sa më shumë që të jetë e mundur e përdorimit të kripës, dhe sigurisht, rekomandohet madje edhe largimi i kripores nga tryeza e ngrënies.

Për të përmirësuar shijen e ushqimeve të vaktit, mund të përdoren erëza të ndryshme bimore, të cilat e pasurojnë me aromë dhe shije ushqimin që gatuhet.
Rekomandohet ngrënia ngadalë, dhe në sasira të përshtatshme me nevojat e gjithësecilit. Vaktet e rënduara me ushqim të tepërt shkaktojë urth dhe siklet.

Është gjithashtu e këshillueshme që të mos teprohet duke humbur shumë kohë dhe energji me përgatitjen e shumë gjellëve për Iftarin– vaktin që ndërpret agjërimin; pothuajse gjysma e ushqimeve të përgatitura, shpesh shkon dëm.

Rekomandohen përpjekjet për të lëvizur sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të qenë energjikë gjatë mbrëmjeve, për shembull, duke dalë rregullisht për një shëtitje të përditshme

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here