Milo në Krujë: Qeverisë i kemi bërë thirrje që të fal kamatvonesat për energjinë

Politikë

miloKryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit, zhvilloi një takim në Krujë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.

Milo tha se Qeverisë i kemi bërë thirrje që të fal kamatvonesat për energjinë elektrike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Janë njerëz të varfër, janë njerëz që nuk mund t’i paguajnë.Duhet patjetër që të bëhet një amnisti e tillë, tu falen njerëzve sepse shumica e tyre janë të varfër, janë të papunë edhe kjo u duhet pastaj që të fundosen më keq”, deklaroi Milo.

Kreu I PDS-së, nga Kruja edhe njëherë tjetër i bëri thirrje qeverisë “që ta heq kamat vonesën e energjisë elektrike.Ky do të ishte një model i mirë i kujdesit për njerëzit e varfër, njerëzit e thjeshtë”

ME TE LEXUARAT