Meta takon bashkëraporterët e KiE-së: Zgjedhjet arritën standardet

Kliko per me shume info

metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të hënën bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jonathan Evans dhe Andrej Hunko.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me AP-në, veçanërisht në kuadër të implementimit të rekomandimeve të bashkëraporterëve, Meta tha se fokusi i Kuvendit mbetet zbatimi i planit të veprimit në funksion të rritjes së transparencës, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura, si dhe forcimi i rolit mbikëqyrës.

Kliko per me shume info

Takimi mes kryetarit të Kuvendit dhe bashkëraporterëve të KiE-së u përqendrua në punën e deritanishme për avancimin e reformës në drejtësi, në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit të pushtetit vendor dhe në zbatimin e reformës së ndarjes së re administrativo-territoriale.

Gjatë bisedës, Meta vuri theksin në arritjen e standardeve të suksesshme të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat i dhanë jetë ndarjes së re administrative e territoriale dhe konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur Kryetarët e 61 bashkive të reja

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here