Merkel: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise

Bota

merkel-mustafa15Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar edhe një herë rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Merkel ka pritur sot në Berlin kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Natyrisht, ne kemi një interes shumë të madh që të arrihen marrëveshje të drejta dhe kjo vlen për të dyja palët. Kompromise duhet të bëjnë të dyja palët, jo vetëm Kosova, por natyrisht edhe Serbia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë i nxis të dyja palët, sepse vetëm nëse shënojnë përparime në biseidme, do të arijnë përpairme edhe në rrugën evropiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, ka thënë Merkel.

Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është i lehtë dhe se duhen bërë kompromise dhe zgjidhje të përbashkëta. Ai po ashtu ka thënë se Kosova pret që, pas përmbushjes së kritereve të parashtruara, të fitojë liberalizimin e vizave. Mustafa ka kërkuar edhe përkrahje më të madhe ekonomike nga Gjermania.

ME TE LEXUARAT