Mblidhen serbët për festën e Vidovdanit

Kliko per me shume info

vidovdanQytetarët serbë të Kosovës, por edhe serbc nga Serbia po mblidhen në Gazimestan për të përkujtuar Vidovdanin, ose atë që njihet ndryshe si Beteja e Kosovës.

Shtatë autobus, tre kombibus dhe dhjetëra automjete private janë nisur rreth orës shtatë të mëngjesit edhe nga fshati Rudar i Zveçanit.
Ata kanë qenë në përcjellje të njësive speciale të policisë të stacioneve veri dhe jug.
Shefi i operativës në policinë e Kosovës për rajonin e veriut Zhelko Bojiq, ka thënë për KosovaPress se gjithçka deri më tani është duke shkuar sipas planit operativ dhe nuk ka ndonjë problem.
Në orën 08:00 do të bëhet liturgjia në Graçanicë ndërsa rreth orës 12:00 pritet të fillojë edhe ceremonia e përvitshme në Gazimestan.
Beteja e Fushë-Kosovës është zhvilluar në vitin 1389 mes një koalicioni të përbashkët ballkanas të përbërë nga rumunë, shqiptarë e serbë kundër fuqisë gjithnjë e në rritje të Perandorisë Osmane.
Beteja përfundoi me fitoren e Perandorisë Osmane dhe i hapi rrugë pushtimeve të reja të Sulltan Baj azitit I.
Serbët e përkujtojnë çdo vit këtë betejë më 28 qershor me ceremoni që zhvillohen në Gazimestan dhe Graçanicë.
Pikërisht në një ceremoni të tillë përkujtimore, më 28 qershor të 1989 Sllobodan Millosheviç do të mbante fjalimin e tij urryes ndaj popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë, një fjalim i cilësuar si paralajmërimi që solli luftërat e njëpasnjëshme në Ballkan dhe shembjen e ish-Jugosllavisë./KosovaPress/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here