Mashtrim me shitjen e naftës, 3 kompani i vjedhin shtetit 23 milionë euro

Kliko per me shume info

pus-nafteNjë raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur se kompanitë që nxjerrin dhe eksportojnë pasuritë nëntokësore kanë shmangur 23.7 milionë euro taksa, duke trukuar çmimet e shitjes.

Më konkretisht, sipas raportit, 3 kompani eksportuese të naftës, që nuk përmenden me emra, kanë deklaruar në doganë, çmime dukshëm më të ulëta se ato të bursës.

Kliko per me shume info

Përmes trukimit të çmimeve, KLSH thotë se këto kompani kanë ulur ndjeshëm vlerën e naftës që kanë eksportuar dhe rrjedhimisht edhe taksën e rentës, e cila llogaritet si përqindje ndaj vlerës.

Sipas KLSH, vetëm nga këto diferenca, për periudhën 2013-2014 këto tre subjekte i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në masën 3.3 miliardë lekë ose e konvertuar 23.7 milionë euro.

Pas gjetjeve të raportit, përmes një shkrese që mban datën 30 prill të këtij viti, kryetari i KLSH-së i ka kërkuar Doganës që të marrë masa për të arkëtuar këtë dëm në masën 100 për qind.

Por Drejtoria e Doganës ka kërkuar më shumë kohë për të verifikuar faturat edhe në vendet pritëse, pra atje ku është eksportuar nafta.

Në raportin e publikuar, KLSH thotë se ka shprehur dakortësi në lidhje më kërkesën për shtyrjen e afatit, por rithekson edhe një herë se u qëndron plotësisht gjetjeve të tij.

Vitet e fundit, detyrimet e paguara nga kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit kanë qenë një temë e nxehtë debati, jo vetëm politik, por edhe mes ekspertëve.

Ndaj kompanive ka patur një sërë akuzash për mashtrime financiare me qëllim uljen e detyrimeve që duhet të paguajnë në shtet, por ato i kanë mohuar gjithmonë, duke deklaruar se kanë respektuar plotësisht kontratën koncesionare dhe ligjet në fuqi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here