Martesë në balonë në lartësinë prej njëmijë metrash

Soft

softDuygu Akan dhe Tuncay Ismail Jilmaz u martuan në një mënyrë shumë të pazakontë. Në fakt, këta dy të rinj “po”-në e bashkëjetesës së tyre e thanë në një balonë në rajonin e Kapadokias, në lartësi prej një mijë metrash.

Kapadokia është një nga destinacionet turistike më të njohura në Turqi, ku numri i turistëve të cilët shijojnë fluturimin me balona është gjithnjë në rritje. Tani çifti i ri bashkëshortor ka vendosur të bëjë martesën e tyre në një mënyrë të ndryshme dhe të bukur. Martesa në re ishte e gjitha që ata donin, shkruan Anadolu Agency (AA).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së bashku me ta në balonë ndodheshin edhe dëshmitarët dhe zyrtari i gjendjes civile. Pas “po”-së zyrtare, çifti shijoi shëtitjen me balona në Kapadokia, ku bashkohen bukuria e natyrës dhe historisë, duke formuar një nga peizazhet më të bukura në botë.

Dhëndri Jilmaz pas dasmës për AA tha se ata donin që të organizonin një martesë në një vend të veçantë dhe se për këtë arsye ata vendosën për balonën.

“Menduam se do të jetë e frikshme, por shëtitja ishte shumë e sigurte. Do i rekomandoj të gjithë që të martohen në balonë”, tha Jilmaz.

Nusja Akan tha se martesa është një hap shumë i rëndësishëm, por siç tha ajo, “beson se në këtë mënyrë ajo bëhet edhe më e rëndësishme”.

ME TE LEXUARAT