Maqedonia urdhëron bankat e veta t’i tërheqin paratë nga Greqia

Kliko per me shume info

shkupMaqedonia i ka urdhëruar bankat e veta që t’i tërheqin parat e veta nga bankat e Greqisë dhe të ndërmarrin “masa parandaluese” për ta kufizuar largimin e kapitalit në fqinjin e saj jugor, që kërcënohet nga një krizë me thellë financiare.

Kjo lëvizje nga Banka Qendrore e Maqedonisë u bë dje, pasi Athina ka shpallur se do të ndërmarrë kontroll të kapitalit dhe do t’i mbyllë bankat, meqë kreditorët ndërkombëtarë refuzuan ta vazhdojnë kredinë, ndërsa kursimtarët janë rreshtuar për tërheqjen e parave të tyre të gatshme, raporton Reuters nga Shkupi.

Kliko per me shume info

Banka Qendrore e Maqedonisë në Shkup tha se masat e saj janë “të karakterit të përkohshëm, që kanë për qëllim shqyrtimin e rrezikut të një rrjedhjeje më të maadhe të kapitalit nga Maqedonia te fqinji jugor, që mund të shkaktoj shkatërrim të konsiderueshëm të bilancit të pagesave dhe të stabilitetit të sistemit financiar”.

Bankat në pronësi greke i kanë afro 20% të pasurive bankare të përgjithshme në Maqedoni dhe kanë aksione të rëndësishme në bankat e Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo gjë e ka shtuar mundësinë që qeveritë mbase duhet t’i ndihmojnë ato nëse sistemi bankar i Greqisë shkatërrohet.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here