Maqedoni, sot takimi i kryetarëve të partive me eurokomisionerin Hahn

Bota

shkupNë Shkup sot do të zhvillohet raundi i radhës i negociatave midis kryetarëve të katër partive kryesore për zgjidhjen e krizës, bën të ditur agjencia maqedonase e lajmeve INA.

Në kuadër të këtyre negociatave që do të zhvillohen në rezidencën e ambasadorit të BE-së në Shkup, Aivo Orav, do të jenë edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn si dhe treshja e eurodeputetëve Richart Hoëitt, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgl.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat kanë raportuar se ardhja e eurokomisionerit Hahn do të synojë gjetjen e një zgjidhje urgjente për tejkalimin e krizës politike.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e zyrës së eurokomisionerit Hahn deklaroi se do të kërkohet zgjidhje urgjente e krizës dhe se palët duhet të bëjnë përpjekjet për të arritur këtë për të hapur rrugën e procesit të eurointegrimeve dhe dialogut.

Opozita maqedonase rikonfirmoi se mbetet në kërkesat e saj për dorëheqje të Gruevskit, kryeprokurorit Zvrlevskit, drejtorit të RTVM-së dhe të gjithë zyrtarëve të prekur nga përgjimet, ndërsa si zgjidhje e përkohëshme është qeveria kalimtare.

VMRO-DPMNE e Nikola Gruevski deri tani ka hedhur poshtë zërat për dorëheqje dhe se do të vazhdojë të kërkojë formula të tjera për zgjidhjen e krizës.

Nga ana tjetër, partitë shqiptare siç paralajmëruan kanë një axhendë me kërkesa që në fokus do të jenë çështje që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve.

ME TE LEXUARAT