Maqedoni, mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Bota

protestuessMijëra vetë kanë protestuar mbrëmë në Shkup të Maqedonisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, në periudhën kur negociatat e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht për kapërcimin e krizës së thellë politike, duket se gjenden në një rrugë pa krye.

Në protestën e organizuar nga lëvizja Besa, ku kryesisht kanë marrë pjesë shqiptarët nga të gjitha viset e Maqedonisë, është kërkuar edhe dorëheqja e Ali Ahmetit, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë përbërëse e kaolicinit qeverisës, që udhëhiqet nga kryeministri, Nikolla Gruevski, lideri i partisë WMRO-DPMNE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjencia AP raporton se protestuesit shqiptarë kanë marshuar të qetë në Shkup.

Organizuesit e protestës, po ashtu, kanë kërkuar hetime të reja për disa raste gjyqësore ku janë dënuar shqiptarët, duke konsideruar se ka dyshime se ato procese ishin të motivuara politikisht.

ME TE LEXUARAT