Mallakastër, një i vrarë e dy të plagosur pranë parcelës me kanabis

Kliko per me shume info

kanabis-vloreNjë 23-vjeçar ka mbetur i vdekur, ndërsa dy bashkëmoshatarë të tij janë plagosur rëndë në fshatin Ninësh të Mallakastrës.

Alfons Dautaj, 23 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Mariglen Luari, 24 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në Tiranë. Ndërkohë, Riza F., 22 vjeç, ndodhet në spitalin rajonal të Fierit.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnate, në pyllin e fshatit Ninësh, pranë një parcele të mbjellë me bimë narkotike (kanabis). Nuk dihet nëse të rinjtë janë qëlluar nga persona të tjerë apo kanë patur konflikt me njëri-tjetrin.
Policia tha se po punon për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here