Luftëtarët serbë të Kroacisë dënohen për masakrën në Sotin

Kliko per me shume info

gjykata kosoveGjykata speciale e Serbisë dënoi ditën e premte ish-luftëtarët Dragan Mitroviq dhe Zarko Millosheviq përkatësisht me 15 dhe nëntë vjet në burg për vrasjen e 16 jo-luftëtarëve në fshatin Sotin pranë Vukovarit në Kroacinë lindore nga tetori deri në dhjetor të vitit 1991.

Gjykata zbuloi se Milloseviqi dhe Mitroviqi vranë 13 civilë kroatë më 27 dhjetor 1991.

Kliko per me shume info

Viktimat u mblodhën në qendër të fshatit, e vunë mbi kamionë, u çuan në fushat jashtë Sotinit dhe u vranë. Trupat e tyre u gjetën 22 vjet më vonë, në një varr masiv pranë Sotinit, në dyqanin e braktisur të një kasapi.

Ata u dënuan gjithashtu për vrasjen e dy civilëve kroatë pranë lumit Danub në Sotin në tetor të vitit 1991, si edhe një burrë tjetër trupi i të cilit nuk u gjet kurrë.

Milloseviqi bëri një marrëveshje me prokurorinë që të dënohej me nëntë vjet burg në këmbim të sigurimit të informacioneve në lidhje me çështjen si edhe të dëshmonte në gjyq.

Tre të pandehur të tjerë – Dragan Loncar, Mirko Opacic dhe Miroslav Milinkovic, gjithashtu ish-luftëtarë serbë të Kroacisë – u liruan nga të gjitha akuzat për shkak të mungesës së provave.

Marina Kljaic, e cila përfaqësonte familjet e viktimave, tha për BIRN se ishte e kënaqur me vendimet që i shpallën ata fajtorë, por dënoi faktin që tre ish-luftëtarë të tjerë u liruan nga akuzat.

“Përshtypja e përgjithshme është se ka standarde shumë të larta të përcaktuara kur është fjala për të vërtetuar krime lufte”, tha Kljajic, transmeton kallo.com.

“Lirimet nga akuzat janë shqetësuese për familjet e viktimave”, shtoi ajo.

Gjatë luftës, 64 persona u vranë në fshatin e vogël. Ushtria Jugosllave dhe njësitë paraushtarake serbe e rrethuan Vukovarin për tre muaj në vitin 1991 pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë nga Jugosllavia dhe me mijëra jo serbë u dëbuan kur qyteti u pushtua.

Si prokuroria ashtu edhe mbrojtja kanë të drejtë të apelojnë kundër vendimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here