Lufta kundër informalitetit, ndryshon Kodi i Punës

Kliko per me shume info

ligjetLufta kundër informalitetit të punës, rakordimi i marrëdhënieve dhe zbardhja e vendeve të reja të punës në gjithë sistemin e punësimit në Shqipëri, janë prioritetet kryesore të ndryshimeve të fundit të propozuara nga qeveria në Kodin e Punës.
Komisioni parlamentar i Ligjeve shqyrtoi sot në parim këto ndryshime, ku ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, e vuri theksin tek nevoja e rregullimit të marrëdhënieve në tregun e punës.
“Ndryshimet synojnë nxitjen e luftës kundër informalitetit të punës, rakordimin e marrëdhënieve dhe zbardhjen e vendeve të reja të punës në të gjithë sistemin e punësimit në Shqipëri. Një element tjetër është rritja e mekanizmave ligjorë të munguara në tregun shqiptar, siç janë agjencitë e punësimit të përkohshëm. Kodi i ndryshuar sjell për herë të parë konceptin e këtyre agjencive, si një element shumë pozitiv në raport me kompanitë e mëdha, që po afrohen së fundi në Shqipëri”, tha Klosi.
Pas shqyrtimit në parim, komisioni vendosi shtyrjen e shqyrtimit nen për nen në mbledhjet e ardhshme

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here